FAQ's

Sistemi AXON është një platformë inteligjente për menaxhimin e hyrjeve dhe ashensorëve, e bazuar në teknologjinë IoT dhe RFID. Ai sinkronizon në kohë reale të dhënat e kartelave dhe aksesit me bazën e të dhënave dhe lejon menaxhimin e plotë përmes një paneli administrimi.

AXON mbështet pajisje bazë për menaxhimin e aksesit dhe funksionimin efikas të sistemit, duke përfshirë:

RFID – Për skanimin e kartelave dhe verifikimin e tyre në hyrje dhe ashensorë.
Kontrollues – Si njësitë qendrore për përpunimin dhe sinkronizimin e të dhënave.
Komunikim RS485 – Për lidhje të besueshme dhe me distanca të gjata ndërmjet pajisjeve.

Sistemi është fleksibil dhe mund të integrohet me pajisje të tjera sipas kërkesave specifike të ndërtesës ose biznesit.

Përdoruesit kanë akses përmes kartelave RFID, të cilat lidhen me një llogari dhe sinkronizohen me sistemin. Kur skanohet një kartelë, sistemi kontrollon të dhënat e saj, përfshirë datën e skadimit dhe katet e autorizuara.

Po, AXON është i përshtatshëm jo vetëm për biznese, por edhe për individët që dëshirojnë të menaxhojnë aksesin në hapësirat personale, apo ndërtesa. Sistemi ofron mundësinë për të kontrolluar hyrjet, garazhet dhe hapësira të tjera përmes aplikacionit ose panelit të menaxhimit.

Po, sistemi AXON është projektuar për të mbështetur jo vetëm hyrjet dhe katet, por edhe garazhet, rampat, dhe barrierat hyrëse. Përdoruesit mund të përcaktojnë kush ka akses në këto hapësira dhe të monitorojnë aktivitetin e tyre në kohë reale.

Po, AXON lejon kontroll të plotë dhe në kohë reale për hapjen dhe mbylljen e dyerve, aktivizimin e kateve në ashensorë, dhe aksesin në garazhe e rampa. Përdoruesit mund të përdorin aplikacionin ose panelin për të kryer këto veprime me një klikim. Ky funksionalitet është i dobishëm si për menaxhimin e përditshëm, ashtu edhe për situata emergjente.

Sistemi AXON është i dizajnuar për të funksionuar edhe offline. Pajisjet mbajnë të dhënat lokalisht dhe rifreskohen sapo të rilidhen me internetin. Çdo ndryshim i aksesit ruhet dhe sinkronizohet më vonë.

Administrimi i kartelave dhe lejeve të aksesit bëhet përmes panelit të administrimit. Mund të shtoni, fshini ose modifikoni aksesin për çdo përdorues bazuar në katet ose hapësirat specifike që ata duhet të përdorin.

Po, sistemi AXON ofron njoftime për rastet e kartelave të klonuara, defekteve të lexuesve, dhe përfundimit të skadencës së kartelave. Këto notifikime mund të dërgohen përmes email-it ose aplikacionit mobil.

Kostot bazohen në modelin që zgjidhni:

Tarifë mujore fikse Bazuar në numrin e lexuesve aktivë.
Modeli me pagesë sipas përdorimit Tarifë për çdo check-in.

Ju mund të zgjidhni modelin që i përshtatet më mirë nevojave tuaja.

Po, sistemi AXON mund të menaxhohet nga distanca përmes platformës së tij në internet ose aplikacionit mobil. Kjo përfshin modifikimin e lejeve të aksesit dhe monitorimin e pajisjeve.

AXON përdor enkriptim të avancuar për komunikim dhe ruajtjen e të dhënave, duke përfshirë AWS KMS për çelësat e sigurisë dhe teknologji të sinkronizuar me kohën për të shmangur akseset e paautorizuara.

Po, sistemi është i projektuar për ndërtesa të mëdha dhe komplekse. Çdo ashensor ka një PCB të dedikuar dhe mund të menaxhojë deri në +35 kate përmes lexuesve RFID.

Regjistrohu & Përfito!

Merr një udhëzues falas për përdorimin e platformës ose 60 ditë qasje falas për të gjitha shërbimet tona.